Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
“Zgjedhjet në PD janë një farsë, Basha humbi shansin për të freskuar partinë”
auto_tomorr-alizoti__11500225366.jpg

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti në një intervistë në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24” tha se kreu i PD, Lulzim Basha e humbi shansin për të freskuar partinë.

 

Ai gjithashtu nuk kurseu kritikat për zgjedhjet për kryesinë e PD, duke e quajtur një garë farsë dhe pa lista, shkruan BalkanWeb.

 

Alizoti shprehu mendimin se dorëheqja e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit do të ishte një gjest fisnik, i një standarti tjetër.

 

“Dorëheqja e kryetarit dhe e kryesisë, dhe nënkryetarëve, do tregonte një standart tjetër. Do ndodhte për herë të parë. Dorëheqja është fisnikëri. Basha duhet ta kishte bërë, dhe do mbahej mend si i pari që e bëri. Kështu do të bënte që edhe me Partinë Socialiste të ndodhtë më vonë.

 

Kandidati tjetër po legalizon një farsë, këtu nuk ka garë, ku janë ata njerëz që kanë studiuar jashtë vendit. Ç’është kjo garë pa lista? Garë në mes të korrikut, pa lista. Ç’është kjo demokraci ku s’ka mendim ndryshe. Në PD ka mendime ndryshe, nëse Basha e bën këtë garë pa garë, në PD do ketë pakënaqësi,” tha Alizoti.

 

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, gjithashtu tha se kishte marrë një ftesë nga Basha për të qenë pjesë e Partisë, por u shpreh se do dëshironte që kontributin e tij ta jepte nga jashtë.

 

“Unë jam i ftuar nga Basha, nuk kam dashur të hyj në PD, jam i djathtë, dhe e kam votuar, por kemi pasur një bisedë që ai ka menduar që unë duke qenë pranë PD, i bëja mirë kësaj partie. Por unë nuk kam dashur, kam thënë që mund ta mbroj më mirë partinë nga jashtë. Ne kemi rënë dakord në fund, që të kem një liri mendimi. Unë nuk kam aderuar në PD, ka qenë një ftesë,” u shpreh ai.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 22:16  | Z.H. | 459 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE "çmendet" pas lirimit të Krasniqit dhe Sejdiut
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
Pse është i rëndësishëm Menduh Thaçi !?
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.