Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
A do ta hap “qesen” tani BE-ja për Maqedoninë, vallë?!
Shehi: Basha nuk na pyeti për marrëveshjen e arritur me Ramën, partitë e vogla penalizohen
dashamir-shehi-655x356_5.jpg

Tiranë, 19 maj - Partitë e vogla nuk e kanë pritur mirë marrëveshjen Rama-Basha. Pakti Rama-Basha penalizon partitë e vogla, pasi në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit nuk do të lejohen koalicionet. Aleatët e djathtë ndihen të tradhtuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, pas marrëveshjes deklaroi se jo të gjitha pikat Basha i kishte konsultuar me aleatët.

"Mendoj që data e zgjedhjeve bazuar edhe te paketa mund të ishte lënë në korrik, por e rëndësishme është që nga kjo marrëveshje fituan shqiptarët. Nga marrëveshja penalizohen partitë e vogla, që rrezikojnë që të zhduken, pasi nuk parashikohen koalicione parazgjedhore. Por tani nuk kemi se çfarë të bëjmë, pasi nuk do të qajmë sipër qumështit të derdhur”, u shpreh Shehi. Ai paralajmëroi se partitë e vogla do të gjejnë një zgjidhje për të maksimalizuar pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Do të gjejmë formula të tjera për të maksimalizuar pjesëmarrjen në zgjedhje të partive të vogla. Aleatët mund të dalin edhe vetëm në zgjedhje por humbim ne edhe Basha, prandaj do të tentojmë një zgjidhje", deklaroi ai. Kreu i LZHK ka qenë një prej kryetarëve të partive të vogla që ka ngulmuar në ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në sistemin zgjedhor. Ai ka theksuar më herët se duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të aplikohen lista të hapura për deputetë. Sipas Shehit, kjo do të rriste përfaqësimin e njerëzve nga deputetët që ata zgjedhin. Ai po ashtu pati theksuar se i rëndësishëm është votimi dhe numërimi elektronik dhe po ashtu komisionarët e numërimit nuk duhet të jenë politikë.“Duhet përmirësuar sistemi i numërimit. Ose do të shkojmë të votojmë në mënyrë elektronike, ose të numërohet në mënyrë elektronike, sepse kështu do të bjerë pushteti i komisionerëve. Ky është propozimi ynë”, ka theksuar Shehi më tej.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 09:41  | Xh.I. | 568 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.