« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Bota ngriti duartë nga funksionarët e VMRO-së dhe Gruevski, funksionari i BDI-së, Orhan Ramadani vazhdon dashurinë!
Orhan-Ramadani.jpg

Shkup, 19 Maj, Zhurnal.mk - Në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e e qendrës së re klinike "Nënë Tereza" në Shkup, krahës funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, zv/kryeministri teknik dhe ministri i shëndetësis Nikolla Todorov ka marrë pjesë edhe funksionari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Orhan Ramadani, drejtor i fondit shëndetsor, transmeton Zhurnal.mk.

Përderi sa kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po zhvillonë negociatat me mandatarin për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev dhe po punon në gjetjen e një zgjidhje afat gjate për vendin dhe qytetarët që mos jenë më preh e manipulimeve dhe diskriminimeve të poltikave anti-shqiptare të VMRO-DPMNE-së dhe NIkolla Gruevskit, Orhan Ramadani, drejtor në Fondin për Shëndetësi po vazhdon ti bëjë shoqëri bashkëveprimtarit dhe mendimtarit më të ngushtë të Nikolla Gruevskit, zv/kryeministrit teknik Nikolla Todorov.

Është kjo një arsye më tepër për Ali Ahmetin dhe kryesinë e BDI-së që të kyhet kujdes në emrimin e kuadrove në Qeverinë e re, institucionet dhe drejtorit shtetërore.

Sipas kësaj, mund të konstatohet se shumë kush nga BDI-ja ka thyer rregullat dhe statusin partiak, në bazë të së cilave parime programore e statutare është emruar për të drejtuar një diskater, drejtori apo institucion publik. Orhan Ramadani është aty për ti mbrojtur interesat e qytetarëve e me theksë të veçantë atyre qytetarve shqiptare për të cilat angazhohet BDI-ja që t'ua bëjë "parajsë Maqedoninë".

Në një fazë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ngritur duartë nga VMRO-DPMNE dhe funksionarët e saj, Orhan Ramdani i BDI-së vazhdon tu bëjë shoqëri.

Përderisa BDI po lufton për Qeveri reformatore por evropiane, Orhan Ramadani po e kthenë "kilben" ka Rusia bashkë me funksionarët e Gruevskit.

Përndryshe edhe edhe kohë më parë Orhan Ramadani shumë herë nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal është kritikuar për mos kryerrjen e detyrës si drejtor ne këtë fond, dhe më zhurmën mediatike, sot fal mediave disa persona me gjendje kritike shëndetësore kanë shkuar jashtë vendit në kurim.

Sipas statistikave, numri i shqiptarëve të cilët kanë marrë mbështetjen financiare nga Fondi që drejton Ramadani për tu kuruar jashtë shtetit në krahësim më numrin maqedonasëve është shumë herë më i vogël.

Ndryshe drejtori Ramadani, gjatë gjithë kohës si drejtor i FSSHM, ka qen cak i kritikave në media. Në muajin janar të këtij viti. Ai u kritikua në media për uljen përfaqësimin të shqiptare në Fond dhe mbyll dyert për transferin e shqiptarëve.

Me 25 janar kandidates shqiptare me iniciale F.R, Ramadani ia mbyllë dyert në Fondin për shëndetësi dhe nuk i lejon transferin nga Ministria e Drejtësisë që të angazhohet në Fondin për shëndetësi, ndërsa ndërkohe, transferohen dy maqedonas në administraten e FSSHM.

Në vijim ua sjellim dhe linkun e lajmit, të publikuar në zhurnal disa muaj më parë:
http://archive.zhurnal.mk/content/?id=1612512521759

Ndërsa lajmi tjetër cili gjithashtu tronditi opinion disa muaj më pare ishte se, FSSHM sjelli vendim skandaloz për mbi 200 mijë shqiptarëve të Tetovës, ku iu shkurtuan shërbimet shëndetësore, për shkak se me buxhet minimal prej 30 milion denarësh, Spitali klinik i Tetovës nuk mund të funksionojë.

Këtë shqetësim e alarmoi edhe vet drejtori i këti Spitali, Florim Besimi, i cili ndjehet i shokuar nga vendimi i Fondit për sigurim shëndetësor të cilën e udhëheq drejtori, Orhan Ramadani.

Në vijim ua sjellim dhe linkun e lajmit, të publikuar në zhurnal disa muaj më parë:
http://archive.zhurnal.mk/content/?id=161611475259

Ndërsa linku në vijim, përplasja mes drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, dhe drejtorit të Fondit Shëndetësor, Orhan Ramadani, ku Besimi akuzoi Ramadanin se fondi ka shkurtuar plotë 70 milion denarë buxhet ndaj spitalit të Tetovës.
http://archive.zhurnal.mk/content/?id=161717283053

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 19:12  | B.M. | 60,288 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.