Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kushtetuesja do të vendos a është shfuqizimi i testimit ekstern kushtetues
A do ta hap “qesen” tani BE-ja për Maqedoninë, vallë?!
« Foto: » ReMusica, një rrugëtim që do të sjellë befasi në këtë edicion
re_1.jpg
Loading...

Me koncertin e Korit të Filharmonisë në Kishën Katolike Shën Ndou, të martën, më 23 Maj fillon Edicioni i 16-të i Festivalit ReMusica.

Edicioni i 16 i ReMusica-s vazhdon rrugëtimin duke i qëndruar besnike fizionomisë saj të përhershme, duke sjellë rryma të ndryshme stilistike.

Një ndër shtyllat kryesore të këtij viti është fokusi në muzikën vokale dhe muzikën e vjetër e cila konsiderojmë është shumë e pakët dhe pothuajse tërësisht nën hije dhe jashtë fokusit të skenave tona muzikore.

Megjithatë, vend të veçantë në ReMusica sivjet do zë koncerti “Jehonë Barokiene” i shtatë artistëve tanë të rinj, artistë që po dallohen me përkushtimin e tyre në kultivimin e këtij zhanri të veçantë dhe specifik.

Edicion të ReMusica-s do të ketë një numër të madh të premierave të kompozitorëve kosovar (nder ta, kompozitoret e rinj Kushtrim Gashi, Ardian Halimi, Memli Kelmendi etj), kjo edhe është karakteristika e përhershme e Festivalit, që arrin ta stimuloj dhe vë në pah krijimtarinë vendore.

Në ReMusica këtë vit, përpos netëve te rregullta koncertale, me një program mjaft të ngjeshur, pjesë e pandashme do të jenë masterklaset e shumta dhe ligjëratat.

Gjithsesi, prestigjin e edicionit të sivjetmë e ruajnë dy solistët e shkëlqyeshëm: kornisti çek Premysl Vojta i cili është fitues i shumë çmimeve të ndryshme ndërkombëtare, ndër to çmimi i Parë në garën Ndërkombëtare ARD (gara ndërkombëtare e muzikës klasike me e rëndësishme në Gjermani). Vojta përpos recitalit të tij, do ta mbyllë këtë Edicion të ReMusica-s në koncertin bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Filharmonisë së Kosovës. 

Violinist Kristi Gjezi, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe violinist i parë i Orkestrës Filharmonike të Monte Karlos, do të vie në bashkëpunim me Korin e Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Rafet Rudin. Kori i FIlharmonisë sivjet paraqitet me program a capella, ku dominojnë veprat moderne të kompozitorëve të rinj kosovarë, deri te vepra e kompozitorit Rudi në bashkëpunim me violinistin Gjezi.

Risi e Festivalit ReMusica këtë vit është bashkëpunimi me teatrin muzikor “Via Berlin” të cilët dëshmojnë se teksti, muzika, aktori dhe muzicienti, mund të jenë mjete thelbësisht të barabarta në një realizim skenik.

Teksti thjesht ofron skicën e storjes, lokacionin dhe karakteret, përderisa imazhet dhe muzika plotësojnë pjesën e mbetur.

Shfaqja muzikore “Breaking the Silence” do të vjen për publikun kosovar në një formë ende të padëgjuar dhe paparë tek ne, nën e interpretimin e kuartetit shumë të çmuar të saksofonëve nga Amsterdami “Berlage Saxophone Quartett”, fitues te çmimeve të para në Selmer Saxophonquartett Wettbewerb, Chamber Music Competition të Storioni Festival, apo çmimi prestigjoz Kersjes Prijs në Concertgebouw në Amsterdam,.

Në këtë Koncertet e përvitshme të ReMusica-s, si nata dedikuar muzikës akusmatike dhe programit të fëmijëve ReMusica Junior (Bota e tingujve) nuk do të mungojnë. Ne kuadër të ReMusicas, Tribunës Muzikologjike do të ketë debat mbi “Kritikën muzikore sot”, me të ftuarit e mediumeve shqiptare Kosovë- Shqipëri. / KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.05.2017, 15:22  | L.E. | 384 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.