Një router për të mbrojtur fëmijët
teknologji
Një router për të mbrojtur fëmijët

Një router për të mbrojtur fëmijët

Një router wi-fi për të mbrojtur familjet nga përmbajtjet e internetit që nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Në këtë mënyrë filtri “parent control” nga pajisjet kalon në të gjithë rrjetin shtëpiak.

Ky është propozimi i Routerhino nga start-up italian CFBOX, i cili ka nisur një fushatë financimi në platformën Kickstarter.

Routerhino, duke përdorur një teknologji të ngjashme si ajo në rrjetet e kompanive për të bllokuar aksesin e faqeve me përmbajtje të caktuar, përfaqëson një të re në tregun shtëpiak dhe është menduar për të filtruar rrjetet sociale, bisedat, motorët e kërkimit, videot dhe përmbajtjet e papërshtatshme për minorenët në pajijset e lidhura me rrjetin e shtëpisë, thonë ideatorët.

“Në rastet kur ka fëmijë të moshave nga 2 deri në 12 vjeç, është krijuar një nevojë e re mbrojtjeje. Fëmijët tanë kalojnë shumë kohë në kompjuter, tablet, smartphone dhe hyjnë në internet, në një mënyrë pak a shumë të pavetëdijshme dhe pa asnjë lloj kontrolli.

Edhe pse kanë një prind pranë, mund tu shpëtojë rreziku që prezanton një foto apo video, përshembull e dhunshme apo pornografike”, thonë themeluesit e CFBOX, Marco Gallina dhe Stefano Caminaghi. / Top Channel

© ZHURNAL 04.03.2017, 08:37 | L.E. | 957 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.al, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."