Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Çdo i katërti person vuan nga pagjumësia

Zhurnal sfidon Talat Xhaferin, eja në debat publik
Edhe PDSH-ja në "krahët" e Zoran Zaevit
"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
Çdo i katërti person vuan nga pagjumësia
d_3.jpg

Shkup, 17 mars - Cdo i katërti banorë i Maqedonisë vuan nga pagjumësia. Këto janë përllogaritjet të cilat sot u publikuan me rastin e Ditës botërore të gjumit që nën moto “Fleni në mënyrë cilësore, ushqeni jetën” e shënoi kompania farmaceutike “Famas C”, e e cila kishte për qëllim ta ngrisë ndërgjegjen për pagjumësinë e cila merr gjithnjë e më shumë përmasa dhe prish shëndetin njerëzor, transmeton Zhurnal.

Me këtë statistikë Maqedonia hynë në mesataren evropiane të personave të cilët kanë problem me gjumin, gjegjësisht në vende ku 25 për qind nga popullata e rritur ka problem të paktën një herë gjatë vitit me pagjumësinë e cila zgjat nga një në tre ditë.

Në norma botërore, pagjumësia është e pranishme me 33 për qind te popullata e rritur. Shqetëson fakti se ky problem më shumë shfaqet te popullata e cila është e aftë dhe punon, e të cilët çdo ditë janë nën presion, si për shkak të punës ashtu edhe për shkak të familjes. Të dhënat tregojnë se personat nga mosha 30 deri 50 vjeç kanë rreth 40 për qind problem me pagjumësinë.

 17.03.2017, 22:46  | R.ZH | 2,447 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin._