Gjykata e Apelit do bëj publike vendimet, pas ankesave për rastin 'Titanik'
Ministri Bekteshi në vizite zyrtare në Bosnjë
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
OEM: Korridori 10 prioritet për ekonominë
f.jpg

Shkup, 17 mars -Korridori 10 dhe Porti i Selanikut mbetet prioritet dhe alternativë më e lirë për ekonominë e vendit sa i përket furnizimit me mallra dhe derivate të naftës, u tha në tryezën e rrumbullakët të organizuar sot nga OEM, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu të pranishmit theksuan se përdorimi i tubave të naftës është një domosdoshmëri dhe një alternative e mirë e cila mund t’iu dalë në ndihmë kompanive në raste të ndryshme të bllokimit të kufijve.

“Deri tani biznesi nuk sheh alternativë tjetër pos Korridorit 10, për atë arsye edhe duhet të sigurohet funksionimi i plotë i tij si dhe të gjenden zgjidhje për bllokimet të cilat e vështirësojnë transportin rrugor dhe hekurudhor drejt Greqisë”,- deklaroi kryetari i OEM-së, Branko Azeski.

“Nga gjithsej 3.322.000 ton mallra në portin e Selanikut, 27%, ose 885.000 ton mallra janë të dedikuara për tregun e Maqedonisë, gjë që tregon se sa i rëndësishëm është ky port për ekonominë e vendit”,- theksoi Ivan Petrovski nga Shoqata e Transportuesve.

Drejtori ekzekutiv i Kompanisë OKTA informoi se 80% e derivateve të naftës importohen nga Greqia nëpërmjet Korridorit 10 dhe në të shumtën e rasteve me kamionë.

Si një nga zgjidhjet më të mira, sipas tij, në rast të bllokimit të kufirit do të ishte përdorimi i tubave të naftës të cilat janë në gatishmëri për të bartur naftë drejt Shkupit, por ende nuk janë në funksion për shkak të mungesës së licencës për punë.

“Çdo ditë vinë kamionë me 25 ton derivate të naftës përgjatë këtij Korridori për të arritur në destinacionin përfundimtar. Tregu i Maqedonisë varet nga ky furnizim me derivate të naftës nga Greqia dhe alternativat tjera nuk munden në mënyrë efikase t’i plotësojnë nevojat tona”, thuhet nga OKTA.

Për vetëm tre javë të bllokimit të pikës kufitare Bogodoricë dhe transportit hekurudhor, shfrytëzimi alternativ i vendkalimeve kufitare ka rritur shpenzimet e kompanisë OKTA për 55% në krahasim me rutën e rregullt nëpërmjet Korridorit 10.

Si porta tjera alternative me 140 km shtesë nga Selaniku është porti i Kavallës, porti i Durrësit në 300 km, si dhe porti i Burgasit me 650 km.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 20:57  | R.ZH | 1,432 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Kjo është gruaja e Labinot Tahirit (Foto)
Nuk do ta besoni sa vjet ka Shyrete Behluli (Foto)
Kërcënim në aeroportin e Shkupit, 'Do ju çoj në ajër', policia po heton rastin
Ish i burgosuri më i bukur në botë del publikisht me të dashurën e re, vajzën e miliarderit VIP (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.