« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ilir Meta si Zaevi, futë në lista për deputet maqedonas
« Analistët për Zhurnal » Antagonizmat e partive shqiptare, mos reflektohen në programin qeveritarë
Ndërtimi i gazpërçuesit Negotinë-Manastir sipas dinamikës së planifikuar
133614736.jpg

Në rrjedhë është ndërtimi i gazpërçuesit magjistral nga Negotina përmes Kavadarit dhe Prilepit deri në Manastir në gjatësi prej 92 kilometrave për të cilat do të investohen rreth 37 milionë euro. Më së voni deri nga mesi i vitit 2019 pritet të lëshohet në përdorim me çka nga fundi i këtij viti Kavadari i pari do të ketë gaz, ndërsa në shtator apo tetor të vitit të ardhshëm edhe Prilepi do të kyçet në gazin natyror.

Paralelisht me këtë, rreth 60 për qind është gati ndërtimi i rrjetit gazpërçues nga Shtipi drejt Negotinës, që pritet të jetë gati deri në fund të vitit, ndërsa tashmë ka përfunduar gazpërçuesi nga Kleçovci i Kumanovës deri në Shtip. Në rrjedhë janë edhe aktivitetet për ndërtimin e aksit gazpërçues Shkup - Tetovë - Gostivar. Me këtë do të prëfundohet faza e parë e ndërtimit të gazpërçuesit primar me të cilin do të përfshihen rreth 70 për qind të konsumit.

Drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë, Kërste Milladinov, sot në Kavadar, ku kreu kontroll të punëve ndërtimore në aksin gazpërçues prej Negotinës deri në Manastir, theksoi se punët po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe se tani për tani nuk ka ngecje në punë.

Kompanitë  emëdha dhe zonat industriale do të mund të kyçen në gazpërçuesin primar për çka, siç theksoi drejtori i REM, tashmë ka interesim nga ana e FENI Industri dhe IGM që të kyçen drejt gazpërçuesit magjistral nga Negotina drejt Manastirit.

Paralelisht me ndërtimin e gazpërçuesit primar po zhvillohen edhe aktivitetet për ndërtimin e gazifikimit sekondar me të cilin gazi do të jetë i kapshëm edhe për amvisëritë dhe kompanitë më të vogla.

Zëvendëskryeministri Peshevski, i cili mori pjesë në kontrollin e punëve ndërtimore, theksoj se tashmë është shpallur tenderi për ndërtimin e gazifikimit sekondar dhe se për disa muaj pritet të zgjedhet ofertuesi m[ i volitshëm i cili do ta ndërtojë këtë rrjet.

Faza e parë e gazpërçuesit primar është në gjatësi të përgjithshme prej rreth 280 kilometrave, ndërsa tashmë në fazën e dytë planifikohet edhe hyrja e gypsjellësit përmes Greqisë, për çka, siç deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë, Hristian Dellev, negociatat me palën greke janë në rrjedhë e sipër.

Ai theksoi se projekti tashmë është miratuar nga Bashkimi Evropian dhe është vënë si prioritar për ndërtim, ndërkaq nga fundi i shtatorit tashmë pritet të sigurohen edhe mjete financiare për ndërtimin e tij.

Me ndërtimin e gazpërçuesit primar, e më pas edhe të atij sekondar, pritet vëllim i shtuar i punës edhe për kompanitë ndërtimore.

Gazifikimi jo vetëm që do të ketë ndikim ndaj mbrojtjes së mjedisit jetësor, por pritet të ndikojë edhe ndaj rënies së çmimit të energjensëve, si dhe ndaj rritjes së konkurrencës së kompanive  dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 20:13  | T.E. | 330 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
Kjo është familja e vërtetë e “Yusufit”
« SKANDALOZE » Media të afërta me VMRO-në, kanë "fyer" kreun e BDI-së, Ali Ahmetin!
Paraqet bashkëshortën si të zhdukur, merr lajmin shokues nga policia
E premtja, 2 qershor ditë jo pune në Maqedoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.