Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Basha paralajmëron për anulimin e zgjedhjeve

Zhurnal sfidon Talat Xhaferin, eja në debat publik
Edhe PDSH-ja në "krahët" e Zoran Zaevit
"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
Basha paralajmëron për anulimin e zgjedhjeve
bashaaaaaaa.jpg

Lideri i fuqisë më të madhe opozitare, Partisë demokratike, Lulzim Basha, e paralajmëroi mundësinë e anulimit të zgjedhjeve parlamentare, të caktuara për më 18 qershor të këtij viti.

"Nuk është e paparamendueshme për shkak të së mirës së standardeve zgjedhore, të zgjedhjeve korrekte dhe të lira, të shqyrtohet opsioni për anulimin e zgjedhjeve. Për ne nuk është e rëndësishme se kur do të mbahen zgjedhjet por është e rëndësishme se çfarë zgjedhje do të mbahen. Zgjedhjet duhet të jenë në pajtim me standardet evropiane, të lira dhe demokratike", deklaroi Basha.

Eurodeputeti, Eduard Kukan akuzoi partinë më të madhe të opozitës në Shqipëri për bllokimin e reformës në drejtësi, të konsideruar të një rëndësie kyçe për ambiciet e aderimit të vendit në Bashkimin Europian. 

"I kam bërë vazhdimisht thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë", tha Kukan.

 17.03.2017, 18:41  | R.ZH | 301 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin._