« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ilir Meta si Zaevi, futë në lista për deputet maqedonas
« Analistët për Zhurnal » Antagonizmat e partive shqiptare, mos reflektohen në programin qeveritarë
Nishani, “Doktor Nderi” i Universitetit shtetëror Filologjik në Azerbajxhan
nishan_1.jpg
Loading...

Në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e pestë të Forumit Global të Baku-së, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë edhe në Universitetin shtetëror Filologjik të Azerbajxhanit, ku nga rektori në detyrë i këtij Universiteti, Afgan Ali Abdullayev, iu akordua, në një ceremoni të veçantë, Titulli “Doktor Nderi”, titull i cili i është akorduar një sërë personaliteteve evropiane dhe botërore nga ky universitet dhe i pari që i akordohet një Presidenti shqiptar.

Presidenti Nishani falënderoi trupën drejtuese dhe akademike të Universitetit për titullin e akorduar, si dhe përshëndeti studentët e shumtë, azerë dhe të huaj, të pranishëm në këtë ceremoni.

Në mesazhin drejtuar auditorit, Presidenti Nishani përgëzoi trupën akademike për vijimin e traditës së bukur të krijuar nga akademikët dhe profesorët azerë afro një shekull më parë, si dhe theksoi se fuqia që studentët marrin në auditoret e këtij universiteti e bën më të lehtë ndërveprimin mes kulturave të ndryshme, dhe për më tepër mes dy popujsh të vjetër, shqiptarëve dhe azerëve.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu kënaqësinë dhe vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira e intensive mes dy vendeve, veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe theksoi se më shumë duhet bërë edhe në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe arsimore. “Do të ishte ideale që dy vendet të rrisnin me sa mundësi kanë shkëmbimin e studentëve dhe të eksperiencave të vlefshme akademike”, u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani iu përgjigj më pas interesimit të studentëve lidhur me bashkëpunimin dhe aspektet që i afrojnë dy vendet me njeri-tjetrin, si dhe la një shënim të shkurtër edhe në librin e miqve të Universitetit shtetëror Filologjik të Azerbajxhanit.

Në mbyllje të vizitës në Universitet, Presidenti Nishani, iu përgjigj dhe interesit të mediave vendase, të cilat gjithashtu u interesuan mbi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të ardhmen e këtij bashkëpunimi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 15:52  | L.E. | 434 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
Kjo është familja e vërtetë e “Yusufit”
« SKANDALOZE » Media të afërta me VMRO-në, kanë "fyer" kreun e BDI-së, Ali Ahmetin!
Paraqet bashkëshortën si të zhdukur, merr lajmin shokues nga policia
E premtja, 2 qershor ditë jo pune në Maqedoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.