« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
« Foto: » 15 aeroportet më të mirë në botë
aerop.jpg

Në këtë set fotografik do të shihni disa nga aeroportet më të mirë në botë. Renditja e fundit vjetore “World Airport Awards” është publikuar nga “Skytrax”.

Sipas kësaj të fundit, për të pestin vit me radhë, sërish aeroporti më i mirë në botë është shpallur ai i Singaporit, “Singapore Changi International Airport”.

Ajo çfarë bie në sy është se në 15 aeroportet më të mira nuk ka asnjë aeroport amerikan, ndërsa Evropa përfaqësohet me 6 aeroporte, në këtë renditje.

-“Singapore Changi International Airport” (SIN) 55.4 milionë pasagjerë në vit. Për të pestin vit radhazi, Changi merr çmimin si aeroporti më i mirë në botë. Ai shërben si qendër për “Singapore Airlines”, Silkair dhe Tigerair.

- “Tokyo Haneda International Airport” (HND) 75.3 milionë pasagjerë në vit. Është më i madhi nga dy aeroportet funksionalë të Tokios dhe një portë hyrëse e udhëtarëve të biznesit dhe turistëve. Haneda është aeroporti i pestë më i ngarkuar në botë.

- “Munich Airport” (MUC) 42.3 milionë pasagjerë në vit. Ky aeroport është shumë i ajrosur dhe ka një arkitekturë të rëndë xhami. Gjithashtu, pranë ka edhe një park për t’u vizituar nga njerëzit, ku është ndërtuar një fushë golfi dhe një ekspozitë e avionëve.

- “Hong Kong International Airport” (HKG) 68.3 milionë pasagjerë në vit. Edhe ky është ndërtuar në një ishull artificial dhe ka ofruar facilitetet më të mëdha në botë, që prej hapjes së tij në vitin 1998. Është një aeroportet më të ngarkuar të Azisë.

- “Hamad International Airport” (DOH) 30 milionë pasagjerë në vit. I hapur për biznes në vitin 2014, ky aeroport u bë shtëpia e “Qatar Airways”. Skytrax e vlerëson për arkitekturën shumë domethënëse dhe luksoze të dy terminaleve të tij.

7- “Central Japan International Airport” (NGO) 9.8 milionë pasagjerë në vit. I ndërtuar në një ishull artificial në mes të gjirit Ise, pranë qytetit Nagoya, ky aeroport shërben si qytet fokus për Japan Airlines. Ai ka një kuvertë qielli të madhe.

- “Zurich Airport” (ZRH) 27.7 milionë pasagjerë në vit. 8 milje larg qendrës së qytetit, ky aeroport shërben si shtëpi për “Swiss International AirLines” dhe lidh qytetin më të madh të Zvicrës me pjesën tjetër të vendit. Ai ofron biçikleta me qira.

- “London Heathrow Airport” (LHR) 75 miilonë pasagjerë në vit. Është më i madhi nga pesë aeroportet që shërbejnë në Londër, dhe terminali 5 i tij, i ndërtuar para 8 vitesh, është cilësuar si më i miri në botë nga Skytra.

- “Frankfurt Airport” (FRA) 61 milionë pasagjerë në vit. Është një nga aeroportet më të rëndësishme për tranzitin në botë dhe një bazë për flotën prej më shumë se 270 avionësh, të Lufthansa-s. Shquhet për lehtësimin e tranzitit midis terminaleve, opsione

- “Amsterdam Schiphol Airport” (AMS) 58.3 milionë pasagjerë në vit. Është një nga aeroportet më të ngarkuar të Europës. I ndërtuar në vitin 1916, ai shquhet për shumëllojshmërinë e aktiviteteve për kohën e lirë, ku përfshihet edhe një bibliotekë e madhe.

- “Kansai International Airport” (KIX) 25.2 milionë pasagjerë në vit. I vendosur në një ishull artificial në Osaka Bay, ky aeroport është një qendër e madhe e trafikut të linjave ajrore japoneze. Vlerësohet për arkitekturën moderne, lehtësirat në procedurë.

- “Vancouver International Airport” (YVR) 22.3 milionë pasagjerë në vit. Ky aeroport bëhet pjesë e top 15-shes për të tetin vit radhazi dhe me meritë. Staf miqësor, organizim i shkëlqyer dhe akses me qendrën e qytetit, janë arsyet e renditura nga klientët.

- “Tokyo Narita International Airport” (NRT) 39.1 milionë pasagjerë në vit. Narita është një nga dy aeroportet e Tokios, pjesë e listës së 15 më të mirëve. Ndodhet 35 milje larg qytetit dhe trajton shumicën e trafikut ndërkombëtar.

- “Copenhagen Airpor”t (CPH) 26.6 milionë pasagjerë në vit. Ky aeroport është një nga shpërndarësit më të ngarkuar në Europën Veriore dhe një bazë operacionale për linjat ajrore skandinave.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 15:36  | L.E. | 485 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.