Gjykata e Apelit do bëj publike vendimet, pas ankesave për rastin 'Titanik'
Ministri Bekteshi në vizite zyrtare në Bosnjë
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Efekti i fushatës së Gruevskit e Ivanovit kundër kërkesave shqiptare
nikola-gruevski-gjorge-ivanov.jpg

Shkup, 17 Mars, Zhurnal.mk - Fushata e egër e VMRO-DPMNE dhe Gjorge Ivanovit ndaj deklaratës/platformës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni ka të bëjë me përmbajtjen kryesisht e më pak me ndikimin që mund të ketë pasur kryeministri shqiptar Edi Rama, kur e ka lehtësuar takimin në Tiranë të partive shqiptare.
 
Kjo mënyrë perfide e Nikola Gruevskit dhe partisë së tij për t’i rezistuar ulëses në opozitë tash po shndërrohet në përplasje ndër-etnike jo të panjohura në Maqedoni.
 
Po bëhen dy muaj dhe kjo fushatë ende po vazhdon, dhe ajo publikut maqedonas dhe atij perëndimor po i paraqitet si ‘përzierje në punët e brendshme’ të Maqedonisë nga ana e Shqipërisë, sado që edhe qeveria shqiptare edhe partitë shqiptare në Maqedoni e kanë mohuar dhe vazhdojnë që të mohojnë këtë lloj interpretimi maqedonas.
 
Fushata e VMRO-DPMNE dhe Ivanovit ka shkuar aq larg sa letra e kërkesa janë dërguar në shumë adresa të qeverive perëndimore evropiane dhe amerikane dhe organizatave të tyre, BE dhe NATO.
 
Por kërkesa e Ivanovit, e hartuar nga VMRO-DPMNE pa asnjë dyshim, për këtë deklaratë/platformë ka hasur në heshtje zyrtare tek perëndimi, në përjashtim të një zyrtari gjerman, i cili të enjtën haptazi e tha se ai nuk sheh asgjë të keqe në këtë deklaratë/platformë.
 
Ishte ky Christian Helbah, i cili është përfaqësues i qeverisë gjermane për Evropën Jug-Lindore në OSBE, që pas takimit me Ivanovin, u tha mediave maqedonase, se JO, ai nuk sheh gjë të keqe në të.
 
Për më tepër, nga Ivanovi, BE dhe SHBA kanë kërkuar që ai t’ia jap mandatin Zoran Zaevit në mënyrë që LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët të formojnë qeverinë e re të vendit.
 
Kërkesa të këtilla i janë bërë njëzëri Ivanovit edhe nga Washingtoni edhe nga Brukseli.
 
Mirëpo, a do të thotë se mos-përgjigja e BE-së dhe SHBA-së ndaj kërkesës së Ivanovit dhe VMRO-DPMNE-së për deklaratën/platformën e partive shqiptare, krejt qeveritë perëndimore janë të njëzëri në përkrahje ndaj saj ?
 
A do të thotë kjo se krejt qeveritë e vendeve anëtare të BE-së dhe qeveria amerikane janë 100% në pajtim me krejt përmbajtjen e deklaratës së 7 Janarit?
 
Nëse është për t’u marrë për bazë deklarata e Helbah-ut, do të mund të themi se qeveria gjermane është përkrahëse e saj.
 
Për vendet e tjera kjo mbetet enigmë, sepse nuk kemi dëgjuar ndonjë deklaratë të fuqive të tjera perëndimore nëse janë për apo kundër kësaj deklarate/platforme, apo nëse ndonjë pikë e saj u pëlqen atyre apo jo.
 
Enigmë mbetet edhe ajo se kush i bëri partitë shqiptare që tash të heshtin për kërkesën në këtë deklaratë për ndryshime kushtetuese për gjuhën shqipe .
 
A ishte ndonjë qeveri e fuqive perëndimore apo ishte LSDM-ja ajo e cila ua ndërroi mendjen partive shqiptare? Apo që të dy?
 
Zaev në konferencën e tij të javës së kaluar tha se nuk është përkrahës i kësaj deklarate/platforme.
 
Ai aty u përplas me partnerët e tij të rinj shqiptarë kur sqaroi se sipas tij ku nuk mundet që të përdoret zyrtarisht gjuha shqipe.
 
Se kush ishte shkaktari kryesor që partitë shqiptare u tërhoqën nga kërkesat origjinale të deklaratës për gjuhën shqipe mbetet enigmë, por nuk është enigmë se tash partitë shqiptare po kërkojnë vetëm sjellje ligjesh, e jo ndryshime kushtetuese.
 
Prandaj, deri diku, protestat e VMRO-DPMNE-së duket se kanë pasur sukses të pjesshëm.

Se a bëri kjo fushatë e saj dhe e Ivanovit që Zaev të dal kundër pjesëve të platformës kjo nuk ka rëndësi.
 
Rëndësi ka që kërkesat e partive shqiptare përsëri po ndikohen nga të tjerët dhe ato po zbuten në krahasim me versionet e tyre të para.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 14:44  | B.M. | 6,624 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Kjo është gruaja e Labinot Tahirit (Foto)
Nuk do ta besoni sa vjet ka Shyrete Behluli (Foto)
Kërcënim në aeroportin e Shkupit, 'Do ju çoj në ajër', policia po heton rastin
Ish i burgosuri më i bukur në botë del publikisht me të dashurën e re, vajzën e miliarderit VIP (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.