« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ilir Meta si Zaevi, futë në lista për deputet maqedonas
« Analistët për Zhurnal » Antagonizmat e partive shqiptare, mos reflektohen në programin qeveritarë
Ambasadori Lirim Greiçevci viziton në Londër artisten Alketa Xhafa Mripa
amba.jpg
Loading...

Xhafa Mripa që nga dje është pjesë e Tate Modern me “Who Are We”. Deri me 19 mars ajo pret vizitorët në kamionin ku gjendet instalacioni i saj “Refugees Welcome”.

Lirim Greiçevci, Ambasadori i Kosovës në Angli, ka vizituar sot artisten shqiptar Alketa Xhafa Mripa dhe instalacionin e saj në Galerinë Tate në Londër.

“Kënaqësi dhe mburrje ta vizitoj artisten e mirënjohur, Alketa Xhafa Mripa, para galerisë Tate Modern në Londër, ku ajo ka vendosur instalacionin e saj artistik “Refugjatët janë të mirëseardhur”, në kuadër të ekspozitës “Kush jemi ne”. Instalacioni dhe porosia që ai përçon, për trajtimin human të refugjatëve të ikur nga zonat e luftës, i bën nder jo vetëm artistes por edhe popullit të Kosovës, i cili ka përjetuar vetë ikjen nga tmerret e luftës dhe kërkimin e shpëtimit në vendet e tjera. Porosia vjen edhe më e fuqishme në kohën në të cilën po jetojmë, të shmangies nga vlerat universale të humanizmit dhe mëshirës për fatin e refugjatëve që kërkojnë strehim dhe shpëtim nga vuajtja dhe vdekja. Alketa, përmes fuqisë së artit, bën thirrje për kthim në vlerat civilizuese, të kujdesit dhe mirëpritjes së refugjatëve, atyre që popullit të Kosovës u ishin ofruar me zemërgjerësi në të kaluarën” ka shkruar Greiçevci në rrjetin social Facebook ndërsa ka postuar fotografi me artisten.

Xhafa Mripa që nga dje është pjesë e Tate Modern me “Who Are We”. Deri me 19 mars ajo pret vizitorët në kamionin ku gjendet instalacioni i saj “Refugees Welcome” ku ajo mirëpret cdokë për një kafe dhe bisedë të thjeshtë.

Alketa ka mirëpritur mysafirë të ndryshëm në kamionin e saj, e gatshme të bisedojë me refugjatët që e vizitojnë. Instalacioni i saj është goditje për politikat që bota perëndimore po i implementon karshi refugjatëve, tanimë jo vetëm në Evropë dhe Lindje të Mesme por edhe në Amerikë. / KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 14:16  | L.E. | 187 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
Kjo është familja e vërtetë e “Yusufit”
« SKANDALOZE » Media të afërta me VMRO-në, kanë "fyer" kreun e BDI-së, Ali Ahmetin!
Paraqet bashkëshortën si të zhdukur, merr lajmin shokues nga policia
E premtja, 2 qershor ditë jo pune në Maqedoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.