Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Ef. Rexhepi uron shqiptarët: Zoti e bekoftë alfabetin dhe gjuhën shqipe
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
Modelet më të kërkuara të veturave në Evropë
vet.jpg

Lista e pesë veturave më të shitura në tregun evropian për vitin e kaluar nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me një vit më herët, por ka ndryshuar vetëm renditja e tyre në listë. Modelet jashtë evropiane edhe më tej ndodhen në top 20.

Kur bëhet fjalë për modelin më të shitur të veturave në Evropë, që një kohë e gjatë nuk ka pasur befasi në kreun e listës. Sikur edhe viteve të kaluara, Volkswagen Golf edhe më tej bindshëm është vetura më e kërkuar e udhëtarëve në kontinentin e vjetër.

VW Golf

Edhe pse në vitin 2016 shënoi rënie të ndjeshme të shitjes (-7,8%), Golf me 492.952 njësi të porositura ka lënë dukshëm larg konkurrentët e tij.

 

Renault Clio

Në vendin e dytë është ngjitur Renault Clio, me ngritje prej 3% dhe 315.115 vetura të shitura, derisa i treti është Volkswagen Polo, i cili në vitin 2015 ishte i katërti, me 308.561 njësi të porositura. Duke iu falënderuar rënies së shitjes në vitin 2016 (-4,4%), Ford Fiesta ka rrëshqitur nga vendi i dytë në të katërtin me 300.528 njësi të shitura, transmeton KP.

 

VW Polo

Listën e pesë modeleve më të kërkuara në Evropë për 2016 e përmbyll Opel/Vauxhall Corsa, e cila ka arritur deri te 264.844 blerës. Në mesin e pesë modeleve më të shitura janë katër modele nga i ashtuquajturi segment "B"-automobila të vegjël, të cilët përdoren për rrugë të shkurtra.

Shitje të madhe ka shënuar Astra (+29,6), me ngritje nga pozita 13 në të gjashtën. Në vitin 2016 janë porositur 253.483 automobila, duke iu falënderuar më së shumti gjeneratës së re që ka ardhur në treg.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 11:27  | L.E. | 625 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë (Foto)
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.