« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
RDK: Protestuesit maqedonas kërkojnë partner shqiptar për destabilizim
images-foto2016-1.1.llogo-300x200.jpg

Shkup, 17 mars - Jemi dëshmitarë të një përfshirrje në polemika dhe kacafytje të panevojshme mes krahut ekstrem maqedonas dhe disa individëve shqiptarë rreth çështjes së gjuhës dhe bashkëjetesës së popujve të ndryshëm në Maqedoni. Në shekullin që jetojmë ku kemi presion të madh global të popujve për liri, demokraci, të drejta, dhe sundim të ligjit, është absurd i kohës që dikush të organizohet qoft në formë të protestave apo në qarqe akademike, kundër të drejtave të barabarta të tjetrit në gjuhë, shkollim, ekonomi, apo liri të besimit apo shprehjes.

Populli shqiptarë, që e ka ndjerë më së tepërmi këtë padrejtësi nën lëkurën e vet gjatë këtyre njëqind viteve të fundit, nuk duhet t’i lejoj vetes të bëhet partner në fushata denigruese të grupeve apo individëve, qofshin ata edhe akademik, që përpiqen t’i involvojnë shqiptarët si partner destabilizues në shtet, një metodë mirë e përpunuar në të kaluarën. Kjo kërkesë për partneritet nëmes forcave destruktive maqedonase dhe shqiptare vjen në momentin kur e vërteta e veprimit politik në vend është para zbardhjes finale. Për këtë arsye, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se shqiptarët duhet të dëshmojnë mençuri, maturi, dhe largpamësi, duke injoruar çdo kontakt apo përgjigje ndaj palës provokuese, me qëllim që këta të fundit të ngelin të vetëm në tentimin për destruktivitet në vend.

Rilindja Demokratike Kombëtare beson se kjo është koha kur komuniteti ndërkombëtarë dhe njerëzit e arsyeshëm maqedonas të shohin përfundimisht se ku qëndron destruktiviteti në këtë vend. Në këto momente finale, shqiptarët duhet të tregojnë maturi të lartë me qëllim që akademikët si Maxhunkov, gazetarët, dhe provokatorët nga pala maqedonase, t’i lejmë që t’i shohi e tërë bota se çka kanë përjetuar dhe çka përjetojnë shqiptarët me këta akademik, gazetarë, intelektual apo patriot të rrejshëm, që nuk durojnë gjuhën e tjetrit në shekullin njëzet e një. Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm mos të bëhen partner të këtij destruktiviteti në vend, sepse vetëm në këtë mënyrë dë të mund të shohim fundin e gjith kësaj loje.

Shërbimi për Informim – RDK,

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 11:25  | Xh.I. | 3,231 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.