Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Projekt për çështjen e handikapit në qasjen drejt BE-së

Zhurnal sfidon Talat Xhaferin, eja në debat publik
Edhe PDSH-ja në "krahët" e Zoran Zaevit
"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
Projekt për çështjen e handikapit në qasjen drejt BE-së
proj1.jpg

Shkup, 10 mars- Kapacitete të përforcuara të organizatave të personave me handikap, platformë e zhvilluar nacionale mes organizatave të personave me handikap, dialog të përforcuar civil dhe ndërgjegje e ngritur për çështjen e handikapit si çështja për të drejtat e njeriut, janë rezultatet e pritura nga promovimi i sotëm i projektit  "Margina Obscura-çështja e handikapit në qasjet drejt BE-së".

Projekti, i cili është në organizim të Polio Plus dhe Agjencisë për bashkëpunim, edukim dhe zhvillim nga Banja Lluka, do të sigurojë grante dhe trajnime të vogla, me qëllim që t`u mundësojë organizatave lokale, personave me handikap kontribut të tyrin në përcjelljen e politikave në nivel nacional dhe lokal.

Drejtuesi i sektorit për politika infrastrukturore, bujqësore dhe sociale pranë Delegacionit të BE, Mauro di Veroli theksoi se aktivitetet e projektit janë të mbështetura nga BE-ja dhe porositi se nevojitet shoqërim i forcave për tejkalimin e barrierave, me të cilat përballen personat me handikap.

"Nën barrierat me të cilat përballen personat me handikap nuk mendoj vetëm në barriera fizike por edhe me ato stereotipe, që ekzistojnë në shoqëri, me të cilat çdo ditë përballen", theksoi Veroli.

Elena Koçoska nga Polio Plus sqaroi se në 24 muajt e ardhshëm do të punohet në krijimin e platformës nacionale të organizatave të personave me handikap, si dhe në ngritjen e kapacitetit të tyre.

Projekti është i fokusuar në organizata e personave me handikap, të cilët e promovojnë qasjen e orientuar drejt të drejtave të njeriut, kreatorët komunalë dhe nacionalë të politikave. 

 10.03.2017, 14:36  | L.E. | 446 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin._