« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
PD-LSI në unison kundër buxhetit 2018, Basha e Vasili paralajmërojnë votë kundër, akuza qeverisë për lidhje me krimin
foto_faqe_6_14.11.2017.jpg

Tiranë, 14 nëntor - Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paralajmëruar votë kundër buxhetit të 2018. Ndonëse prej disa ditësh të dyja këto forca opozitare nuk arrinin të koordinonin veprimet e tyre, duket se buxheti i ka vendosur në unison. Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë kreu i demokratëve Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili. Dje, pas mbledhjes së grupit parlamentar kreu demokrat Lulzim Basha, përmes një deklarate për mediat, deklaroi se vota e demokratëve do të jetë kundër miratimit të buxhetit 2018. Madje, Basha theksoi se opozita do të zhvillojë një luftë kundrejt qeverisë në të gjitha frontet pasi, sipas tij, hartimi i këtij projekt-buxheti ka për synim pastrimin e parave. “Një gjë është e sigurt, për këdo që ka bërë hesape që përmes këtij projekt-buxheti të nisë pastrimin e parave të drogës, të mendojë mirë. Themelet e kësaj ngrehine, sapo kanë filluar të shkunden. Nuk do të lejojë as Europa, as opozita shqiptare, as shqiptarët e ndershëm që të vazhdojë varfërimi i tyre me këtë projekt-buxhet, ndërkohë që vazhdon pasurimi i oligarkëve dhe i baronëve të drogës. Natyrisht, vota jonë do të jetë kundër, por ky është vetëm fillimi i një beteje e cila do të zhvillohet në të gjitha frontet dhe do të rrëzojë, siç po rrëzon një nga një gurët e shahut”, u shpreh Basha. Por kreu demokrat nuk u ndal me kaq pasi, teksa mbante fjalën e tij, lëshoi akuza kundrejt qeverisë për lidhje me krimin. Madje, Basha theksoi se edhe ekonomia po kriminalizohet. “Edi Rama do ta përdorë 2018-ën për të pastruar miliardat e drogës, të konsorciumit politiko-kriminalo-oligarkik. Pra është një trekëndësh, në qendër është Edi Rama dhe qeveria, është një trekëndësh, shtet i kriminalizuar–narko shtet, karteli i drogës (ata që bëjnë kultivimin dhe trafikun e drogës) dhe ekonomia që po kriminalizohet, e përbërë nga oligarkë që pastrojnë paratë e drogës dhe trafikantë që blejnë bizneset e ndershme me paratë e drogës”, tha Basha.

LSI votë kundër qeverisë

Ashtu sikurse PD, edhe LSI ka shfaqur dje qëndrimin e saj në lidhje me buxhetin e 2018. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar ka qenë kreu i këtij grupi Petrit Vasili, ai që përmes një daljeje për mediat theksoi që LSI do të votojë kundër buxhetit të 2018 pasi ka konstatuar disa probleme tek ky buxhet. “LSI nuk e voton buxhetin e 2018, është me probleme madhore dhe rëndon qytetarët. Qeveria për herë të parë paraqitet si një qeveri e tepsisë e timonit, ku hyn në konflikte me Kushtetutën për taksat. Konstatohen fenomene skandaloze. Unë e sfidoj qeverinë. Jam këtu dhe pres të më thotë qoftë edhe një investim të madh dhe të rëndësishëm të huaj, i cili po vjen apo është projektuar të vijë në Shqipëri, i cili do të më bindte mua dhe shqiptarët e tjerë. Nuk ka asnjë të tillë, ndaj edhe shifrat e dhëna janë shifra absolutisht të dyshimta dhe Shqipërinë e presin ditë shumë të errëta të rritjes ekonomike, për shkak të një aventurizmi politiko-ekonomik të paparë për Shqipërinë në të gjithë vitet e fundit”, u shpreh Vasili. Sakaq edhe Vasili, ashtu si Basha, lëshoi akuza kundrejt qeverisës pasi, sipas tij, qeveria po kthehet në një pastrues parash për kriminelët. “Qeveria kthehet në pastrues parash për kriminelët duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë. Është e qartë që ka një qëndrim të errët në sektorin publik-privat.Qeveria nuk tregon asnjë burim financimi”, tha Vasili.


/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 09:16  | Xh.I. | 237 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.