« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Astrit Patozi: Avantazhi i Ramës që ka një opozitë të dobët përballë, Basha nuk diti ta shfrytëzojë rastin “Tahiri”
astrit-patozi_29.jpg

Tiranë, 14 nëntor - Ish-nënkryetari Partisë Demokratike Astrit Patozi, njëherësh një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës, ka deklaruar që opozita nuk është në nivelin e duhur.

Dje, i ftuar në një studio televizive, Patozi duke u ndalur tek çështja “Tahiri” theksoi se qeveria është e rrënuar por, sipas tij, opozita nuk është në lartësinë e duhur.

“Qeveria është e rrënuar dhe e ka të vështirë që të dalë në sipërfaqe pas kësaj që i ndodhi. E vetmja gjë që e ndihmon është që opozita nuk është në lartësinë që duhet për të bërë një kurban më të madh. Kanabizimi ka qenë fenomen me licencë shqiptare”, u shpreh Patozi. Sakaq Patozi duke vazhduar tek çështja “Tahiri” deklaroi se opozita nuk ka ditur të kapitalizojë pasi, sipas tij, çështja “Tahiri” tregon rënien e sistemit. “Nuk jam i sigurt. Tahiri u kap në flagrancë dhe çdo gjë që mund të bënte Rama ose të bëj është e pavlefshme. Qeveria sot është e rrënuar për shkak të asaj çështje, e cila jo vetëm përligj akuzat e opozitës, por tregon degradimin e një stili qeverisje. Opozita nuk ka ditur ta kapitalizojë, pasi çështja Tahiri tregon rënien e sistemit. Është një kambanë alarmi që duhet të krijojë një lëvizje të re politike, të cilën i takon ta bëjë opozita. E kam fjalën për një shkundje. Ishte një dhuratë që na erdhi nga parterët dhe ishte e mirëpritur”, tha Patozi. Por pavarësisht këtyre deklaratave Patozi nënvizoi se nëse do të ishte prezent në Parlament dhe ai ashtu si opozita do të kërkonte arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Po! Pasi do i përkisja opozitës, e cila kishte një qëndrim të unifikuar. Partia Socialiste duhet të kishte një qëndrim tjetër, pasi dëmin më i madh iu shkaktua shumicës. Rama dhe qeveria u ekspozuan si njerëz që bën gjithçka për t’i ikur së vërtetës. Mazhoranca duhet të ishte e hapur për drejtësinë, për të mos qenë pengesë politika. Politika është si enët komunikuese, kur bie njëra, merr tjetra, por nuk mund të them se e kapitalizmi opozita”, u shpreh ish-deputeti i PD Astrit Patozi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 09:15  | Xh.I. | 178 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.