« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mbi 190 mijë persona të prekur nga diabeti
B8F03396-5DC9-44F5-AC15-9E331C2397BE_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s.jpg
Loading...

Shkup, 14 nëntor - Me rastin e shënimit të ditës botërore të diabetit është bërë e ditur se mbi 190 mijë persona në Maqedoni janë me diabet, 40 mijë prej të cilëve marrin insulinë.

Nga Lidhja e Shoqatave të diabetikëve në Maqedoni, me rastin e shënimit të ditës botërore të diabetit kanë bërë të ditur se në Maqedoni çdo i dhjeti banorë është i prekur nga diabeti, duke theksuar se nga numri të prekurve nga kjo sëmundje, 500 mijë prej tyre janë fëmijë.

Bojan Kirov, kryetar i shoqatave të diabetikëve në Maqedoni thotë se diabeti duhet trajtuar me shumë seriozitet nga ana e më shumë institucioneve, të cilat duhet të veprojnë të sinkronizuara sepse shfaqja e kësaj sëmundje është gjithnjë e më shumë prezente në mesin e grupmoshave të reja.

“Për fat të keq kemi edhe fëmijë, të rinj deri 16-vjeç, gjithsesi më i madh është numri i te prekurve nga diabeti i tipit 2 i të rriturve”, thotë Bojan Kirov.

Ai njëherësh ka theksuar duhet të eliminohen të gjitha indicet të cilat u shfaqën në opinion se pacientëve u ofrohet insulinë me kualitet të dyshimtë.

“Ka shumë dyshime se terapia me të cilën trajtohen diabetikët nuk është me kualitetin e duhur, dhe në këtë drejtim bëhen bisedime me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucioneve kompetente, sepse kemi ankesa nga pacientët të cilët për shkak të terapisë joadekuate u janë shfaqur më shumë komplikime në shëndet”, thotë Kirov.

Nga ana tjetër, Irfan Ahmeti nga Komisioni Kombëtar për diabet për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet shtetërore duhet të veprojnë në drejtim të ngritjes së vetëdijes për të konsumuar ushqim të shëndetshëm që nga mosha më e hershme, si dhe nxitja për tu marrë me aktivitete fizike.

“Për arsye të ndërrimit të stilit të jetës, të ashtuquajturit stil sedentar i jetesës, mosaktiviteti fizik, të ushqyerit jokualitativ, ushqimit të pabalancuar, fast food ushqimet, përdorimi i pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të rafinuara, çojnë te rritja e peshës trupore, që është evidente kohën e fundit te fëmijët,është një nga shkaktarët kryesor të paraqitjes së diabetit tek grupmoshat më të reja”, thotë Irfan Ahmeti, sipas të cilit institucionet shtetërore duhet të ndonjë qasjen ndaj trajtimit të diabetit me theks parandalimit tek grupet e riskut.

Dita ndërkombëtare e diabeti në Maqedoni këtë vit është shënuar nën moton “Gruaja dhe diabeti, e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë”. Në këtë drejtim, drejtoresha e Endokrinologjisë Sasha Jovanovska-Mishevka tha se kujdes i veçantë duhet kushtuar grave për shkak të shfaqjes dhe rreziqeve me të cilat përballen gratë gjatë shtatzënisë.

UPDATE: 14.11.2017 23:39:00

### 14.11.2017 09:19:00

Dita botërore e diabetit
133962895.jpg

Shkup, 14 nëntor - Nën moton "Gratë dhe diabeti - e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë" sot shënohet Dita botërore e diabetit.

"Me këtë rast, Lidhja e shoqatave të diabetikëve në Maqedoni organizon manifestim në të cilin do të ketë fjalim kryetari i Lidhjes, Bojan Kirov. Janë paralajmëruar edhe fjalime të drejtoreshës së Klinikës për endokrinologji, Sasha Jovanovska Mishevska, dr. Irfan Ahmeti nga Komisioni kombëtar për diabet dhe ambasadorit francez, Kristian Timonie

 14.11.2017, 09:19  | 60 | 807 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.