« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
« Video » Goran Angelov: Nuk jam bërë pishman që jam fut në parlament më 27 prill
qoseto-1.jpg

Shkup, 14 nëntor - Udhëheqësi i organizatës me bereta të zeza “Qoseto”, Goran Angelov ka folur për hyrjen brutale më 27 prill në Kuvend. Ai tha se është krenar që ka ndërhyrë në Kuvend sepse këtë akt siç thotë e ka bërë për të mbrojtur Maqedoninë dhe identitetin kombëtar (nga minuta e 25.50).

 

Ai në intervistën me Milenko ka thënë se hidhërimi i madh ka ndodhur kur ka nisur të këndohet himni shqiptar. Sipas tij, nuk është e lejueshme që dikush në Kuvendin e Maqedonisë ta këndojë himnin shqiptar.

 

Angelov theksoi se nuk ndjehet fajtor për atë që kanë hyrë në Kuvend, por nga ana tjetër ka bërë thirrje që të lirohen të gjithë të burgosurit për rastin e 27 prillit.

 

 

Angelov më tej thotë se në një rast kanë qenë të provokuar me makinë nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili ka tentuar të shpërndajë turmën.

 

Sipas tij, gjithçka po ndodhë me presionin dhe ndikimin e madh të SHBA-ve dhe BE-së.

Kreu i beretave të zeza ankohet se qytetarët nuk po reagojnë në këtë situate, ndërsa duke folur për zgjedhjet e fundit tha se nuk janë lejuar nga policia dhe njësitet speciale, për të mos bërë asgjë, që nënkuptohet se ka pasur tentime për vjedhjen e votave. Angelov thotë se qytetarët duhet të dalin të bllokojnë shtetin dhe rrugët e ambasadës, për të shprehur pakënaqësi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 21:21  | T.E. | 4,972 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.