« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Ministri belg propozon ekip policor për migrantët
belgjike.jpg

Ministri belg i Azilit dhe Migrimit, Theo Francken, ka propozuar ngritjen e një “ekipi të shpejtë policor” për intervenim të shpejtë kundër migrantëve ilegalë të cilët përfshihen në incidente, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duhet krijuar një ekip i shpejtë policor për evidentimin e shpejtë dhe deportimin e refugjatëve të cilët përfshihen në incidente. Ky ekip do të veprojë së bashku me Zyrën Belge për të Huaj dhe do të intervenojë kur konfirmohet ndonjë incident”, tha Francken gjatë bisedimeve për buxhetin në Parlamentin Federal të Belgjikës.

Ministri Francken tha se nevojën për një ekip të tillë e kanë dëshmuar edhe incidentet në festimin e marokenëve në Bruksel pas kualifikimit të Marokut në Kupën Botërore që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Ndaj Francken ka reaguar deputeti i Parlamentit Federal, njëherësh kryetar i Bashkisë Saint Josse, Emir Kir, i cili tha se Francken është duke u sjellur në mënyrë populiste.

“Ju po shënjestroni një komunitet të caktuar dhe po përpiqeni t’i stigmatizoni këta persona. Përqendrohuni në temat tuaja”, tha ai.

Propozimin e Theo Franckenit e përshëndeti edhe deputetja Sarah Smeyers nga radhët e partisë së tij Aleanca e Re Flamane Nacionaliste (N-VA), e cila tha se ky hap do ta lehtësonte luftën kundër sulmeve dhe incidenteve të dhunshme.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 20:19  | T.E. | 339 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.