« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Rama: Nga janari rimbursim i fishave të diabetit pë 1500 fëmijë
rama1_6.jpg

Tiranë, 14 nëntor - Nëntori është muaji ndërkombëtar i diabetit dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një familje në Kombinat, vajza e të cilëve vuan nga diabeti për tu bërë të ditur dhe vendimin e qeverisë, se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët.

Kryeministri Rama tha se nuk do të ketë vetëm rimbursim të insulinave për të gjitha moshat, por edhe për fishat për 1500 fëmijë në vend të prekur nga kjo sëmundje, dhe kjo hyn në fuqi që nga janari i ardhshëm.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se shpërndarja do të bëhet në rrjetin e lir farmaceutik dhe në qendrat shëndetësore, dhe tërheqja e fishave do të bëhet njëherë në dy muaj.

“Është barrë e madhe po na takon ne të marrim përsipër për fëmijët, sepse për familjet është halli i madh për tu marrë me këtë sëmundje”, tha Rama.

Ai foli dhe për librat falas, projekt që e bëri të ditur pak kohë më parë, ku vitin e ardhshëm për klasat e para deri në të katërt, librat do të jenë falas por me kusht që të kthehen në fund të vitit shkollor.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 14:34  | Xh.I. | 329 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.