« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Interpelancë për “Detin”; PS e LSI thërrasin Ministrin e Jashtëm
inter_5.jpg

Bisedimet e Kretës mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet dypalëshe nuk kanë ende një version zyrtar dhe deputetët e opozitës kërkojnë në interpelancë ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Tritan Shehu: Së pari është më racionale që ministri bushati, para se të bëjë takimet të rëndësishme të paraqesë platformën e atyre diskutimeve.

Klajda Gjosha: është me vend për ta dëgjuar se cfarë është diskutuar.

Mimi Kodheli: Do të ishte shumë e nevojshme për ta dëgjuar në lidhje me bisedimet dhe hapat që do të ndiqen më tej.

Gjatë pasdites, në mbledhjen e grupit të PS, Kryeministri Edi Rama vlerësoi bisedimet e Kretës.

“Bisedimet në Kretë janë një moment i rëndësishëm për diplomacinë tonë dhe dinamikën për marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia është partner strategjik, duam të kemi traktat partneriteti strategjik. Më vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë. Diskutimi nuk bëhet me deklarata të lëshuara në distancë dhe që më në fund çështjet adresohen në mënyrë racionale dhe kjo ndikon në lehtësirat e domosdoshme të klimës, sidomos në funksion të njerzve”, deklaroi Rama.

Kryeministri thotë se është një proces në vazhdimësi, jo i lehtë, por që vjen si rezultat i këmbënguljes dhe durimit. Rama inkurajoi ministrin Bushati.

“Për të ecur para në këtë rrugë, duke e siguruar për mbështetjen dhe lëvizjen e të gjitha atyre komponentëve institucioneve të këtij procesi që duhen përfshirë për të shkuar më tutje”, deklaroi ai.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 20:55  | T.E. | 492 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.