« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
02_74.jpg

Shkup, 23 tetor - Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva në deklratën e saj të fundit paralajmroi që Bullgaria dhe Greqia do të dërgojnë ekspertë në Maqedoni të cilët do të ndhimojnë që sa më shpejt Maqedonia ti realizojë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE. A nënkupton kjo se Maqedonia ka gjetur kompromisin me dy vendet fqinjë për problemet shumë vjeçare midis tyre?

"Në Maqedoni faza e parë kritike në qeverinë reformatore do të jetë pas zgjedhjeve lokale. Aty do shihen në rradhë të parë a do mund të tejkalohen antagonizmat midis subjekteve që janë pjesë e qeverisë pas koalicioneve në raundin e dytë. Më pas nis sërish një fazë shumë delikate  që për qeverinë e re ka të bëjë me vendime që duhet marrë dhe që janë deri diku të vështira sic janë ndryshimi i emrit. Pa tejkaluar këtë fazë , nuk mund të ketë as një centimetër në lëvizjet tjera politike", velrëson Urim Saliu, analist politik për Zhurnal.

Sipas tij, Maqedonia megjithatë frymon më lirshëm tani. Nuk ka shumë presione  dhe tensione politike, aq më tepër kur ka edhe sinjale se po ndryshojnë edhe qëndrimet dhe raportet e këtij vendi me ato fqinje që ka gjëra të pazgjidhura sic është Greqia dhe Bullgaria më të theksuara.

"Maqedonisë i duhet ndihma e këtyre vendeve sepse ato janë që të dyja pjesë e BE-së dhe kanë ndikim të madh në këtë drejtim qoftë edhe për t'i dhënë mbështetje edhe Maqedonisë që të hapërojë në zhvillimet e brendshme por edhe në qëllimet euroatlantike që ndikojnë edhe për një stabilitet afatgjat të këtij vendi të brishtë. Maqedonia për të kërkuar ndihmë nga Bullgaria apo Greqia duhet më parë t'i jep fund problemeve që kanë ekzistuar për shumë kohë dhe më pas të nisë një fazë e re në rajon. Por sa do të jetë produktive , kjo mvaret edhe nga LSDM se cfarë hapash do bëjë në këtë drejtim aq më shumë kur tanimë kjo parti duket më e konsoliduar se kurrë përfshirë edhe fitoren spektakolare në zgjedhjet lokale që për herë të parë pas kaq kohësh i jep legjitimitet politik për të qeverisur", nënvizon Saliu.

Nga ana tjetër, gazetari dhe opinionisti, Naser Pajaziti thotë se qeveria e re po tenton ti jap fund çështjeve të hapur me Bullgarinë dhe Greqinë, duke arritur marrëveshje kompromisi.  

"Marrëveshja e arritur me Bullgarinë që pret ratifikimin në Kuvend është një kompromis ndërshtetëror i sponsorizuar nga bashkësia ndërkombëtare që mbyll çështjet e hapura midis dy vendeve, siç janë gjuha, historia dhe njohja reciproke e komuniteteve, atij bullgar në Maqedoni dhe anasjelltas maqedonasve në Bullgari.  Me këtë marrëveshje, në Bruksel është ndryshuar fryma e akceptimit të Maqedonisë dhe se ka një gatishmëri për përkrahje më të gjerë", thkeson për Zhurnal, Pajaziti.

Ai potencon se edhe me Greqinë janë dhënë sinjale për hapjen e faqes së re të bisedimeve serioze për gjetjen e një zgjidhje për kontestin e emrit, por pala greke pret aksion konkret nga ana e Qeverisë së re në Shkup që të ndërmarrë hapin e pare për krijimin e një fryme të re që duhet të nis me riemërtimin e objekteve dhe rrugëve nacionale, që sipas tyre mbajnë emra  të personaliteteve historike greke. 

"Në drejtim të forcimit të marrëdhënieve në prapaskenë po bëhen parapërgatitje për paketën e re të masave për përmirësimin e marrëdhënieve të dyanshme në ekonomi, transport dhe energji. Në këtë plan, pala  greke ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Shkupin. Pra instalimi I pushtetit të ri në Shkup po reflekton frymën e kompromiseve për mbylljen e çështjeve të hapura në planin e jashtëm dhe sigurisht kjo ka një “feedback” me përkrahje të gjerë edhe në kuadër të BE", potencon Pajaziti.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.10.2017, 20:01  | D.J. | 3,652 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.