« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
1200px-DPA_in_Tetovo_Macedonia_1.jpg

Shkup, 23 tetor - Pas koalicionimit ASH-BESA kundër koalicionit BDI-LSDM për raundin e dytë zgjedhorë, janë lëkundur “temelet” e Qeverisë së kryeministrit Zaev, me çka në opinion janë hapur zërat që ASH do të largohet nga qeveria dhe në vend të saj pritet të futet PDSH.

Por këto zëra ditë më parë i ka qartësuar Kryeministri Zaev duke theksuar se ai dëshiron ASH-në ta ketë në kabinetin e tij qeveritar, por në të njejtën kohë i bëri ftesë të hapur PDSH-së që edhe kjo parti e ka derën e hapur për në Qeverinë e tij. 

PDSH në zgjedhjet lokale pësoi një fijasko të paparë duke mbetur vetëm me 16 mijë vota në nivel republikan ku në balotazh ka mbetur vetëm në Komunën e Studeniçanit, ndërsa në Tetovë ka dalur si parti e katërt duke marrë vetëm 4500 vota.

Duke pasur parasysh këto rezultate, shihet se PDSH po shkon drejt zhdukjes nga skena politike, por sa do ti bëje mirë kësaj partie poqese bëhet pjesë e Qeverisë së Kryeministrit Zoran Zaev?

Analisti politik Isen Saliu për Zhurnal shprehet se PDSH mund të fitojë shumë nëse kyçet në qeverinë e Zaevit, por vetëm si e bllokut politik shqiptar Besa-Aleanca-PDSH që në zgjedhjet e 11 dhjetorit fitoi dhjetë deputetë sa ka BDI-ja, por 50 për qind më tepër vota shqiptare.

Sipas tij ky bllok do të margjinalizonte peshën e BDI-së në qeveri, si parti e cila tashmë ka humbur legjitimitetin e votuesit shqiptar, por mbijeton vetëm falë përçarjes së opozitës shqiptare.

“Për këtë arsye, bashkangjitja e PDSH-së ndaj këtij blloku, do t’i jepte këtij subjekti peshë më të madhe në qeveri, si dhe do të reflektohej pozitivisht edhe në rritjen e rejtingut të saj te elektorati. Çdo veprim tjetër do të ishte i gabueshëm dhe i pajustifikueshëm para së gjithash para vetë anëtarësisë së PDSH-së”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Isen Saliu.

Nga ana tjetër gazetari Lirim Dullovi për Zhurnal shprehet se te ne aq shumë janë devalvuar konceptet politike saqe tani votuesit së pari kanë parasysh interesin personal dhe valorizimin e votës së tyre sesa besimin në ndonjë ide që mund ta përfaqëson ndonjëra prej partive politike. 

“Mirëpo, kur kemi parasysh se pas rezultateve pozitive të LSDM-së në zgjedhjet vendore, është çështje kohe kur do të kemi edhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare, atëherë gjasat për të tërhequr më shumë votues duke qenë pjesë e një qeverie jetëshkurter janë më të vogla”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Lirim Dullovi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.10.2017, 15:29  | Xh.I. | 7,378 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.