« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
auto_lideret_1508159488-41623171508160101.jpg

Shkup, 23 Tetor - Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni, partite politike dhe qytetarët u suprizuan me koalicionime në raundin e dytë, kjo ishte e befasishme sigurisht që e ndikuar nga rezultati zgjedhor i raundit të parë.

 Por më shumë këtë raund të dytë e thellon fakti se garojnë kryetarë partie në qytetet më të mëdha shqiptare, Ziadin Sela në Strugë njëherit edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, dhe Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes Besa, shkruan Zhurnal.

Që këto dy parti pas raundit të parë, në të dytin do të garojnë bashkarishtë në një koalicon, ku do të ndihmohen në 5 komuna ASH, kurse Besa në 7.

Ndërsa BDI-së në raundin e dytë  është tanimë e ditur se do të ndihmohet nga partneri koalicionues LSDM, dhe gjithashtu në Tetovë jo-zyrtarisht, ende pritet që kandidati i PDSH-së të ndihmojë Teuta Arifin, sipas informacioneve që kanë dalur në opinionin e gjerë.

Por a do të jetë ditë historike për Selën në kuptim pozitiv, apo me 29 Tetor do të pëson humbje, njejtë edhe Bilall Kasami në Tetovë.

Ziadin Sela ka marrë një fitore shumë të vogël kundrejt votave të kundër kandidatëve që kanë marrë, dmth Merkoja, dhe kandidati i LSDM-së, kurse Bilall Kasami njejtë.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale Teuta Arifi, (BDI) ka marrë 13.265 Vota, më pas Adnan Neziri(ASH) 4.874, Goran Manojloski(VMRO-DPMNE) 6.456 , Bilall Kasam(LB) 8.767, Bardhyl Dauti(PDSH)4.568, ndërsa LSDM nuk ka kandidat dhe mbështetja do ti jepet Teuta Arifit, shkruan Zhurnal.

Në këtë qytet në rrethin e dytë është e ditur që nga rezultatet e rrethit të pare, do të zhvillohet proces zgjedhor tepër i komplikuar, por që favorit për fitore është Teuta Arifi duke u mbështetur në pëkrahjen e LSDM-së, dhe PDSH-së në këtë komunë.

Kurse Bilall Kasami edhe pse do të përkrahet nga ASH-ja, dhe VMRO-ja që kryeministri Zoran Zaev në paraqitjet e tij e kishte potencuar këtë element se Lëvizja Besa ka bashkëpunim me VMRO-DPMNE, atëherë gjithnjë duke u bazuar në votat e rrethit të parë, ndërsa në rrethin e dytë për balotazh shumë faktorë mund të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht.

P.sh, disa prej aspekteve positive që mund të ndodhin se partnered e koaliconit mund të tregojnë fuqishëm forcën e tyre se sa kanë besim elektorati për ta, që ndodhi në raundin e parë LSDM-ja fitoi bindshëm pothuajse në 90% të komunave,  njejt si dhe BDI-ja.

Ose aspekti negativ se  sa do të jetë e mundur që të dalin elektorati maqedonas të votojnë për shqiptarët, a do të munden si LSDM-ja dhe VMRO-ja që elektoratin e tyre ta nxjerrin për në raundin e dytë, e sidomos për kandidat shqiptar.

LSDM-ja e ka përgaditur terenin afër më shumë se 3 muaj që edhe kjo mund të ndodh, kurse VMRO-ja si mund ta nxjerrë elektoratin e tij të voton Ziadin Selën në Strugë, por megjithate mbetet që rezultatet përfundimtare të tregojnë sepse verdiktin përfundimtar e japin qytetarët.

Por edhe Struga njejtë është si Tetova, në këtë komunë, Ziadin Sela(ASH) 9.289, Ramiz Merko(BDI)7.916, Vasil Ashtalkoski (LSDM)7.140, Lavdrim Elmazi(LB) 1.060.

Që si shihet përfundimtare është LSDM-ja edhe në këtë kombinatorikë për rrethin e dytë, sepse logjikisht është që LSDM-ja do ja jepë mbështetjen BDI-së sepse ka koalicon qeveritar dhe shumicën parlamentare e gëzon me BDI-në, dhe dihet që deri tek kjo shumicë parlamentare si erdh dhe në çfarë situata.

Por megjithate LSDM-ja ende nuk është deklaruar për mbështetjen për Strugën, apo për Tetovën, për opinionin e gjerë deri më tani vetëm për Çairin e Gostivarin është deklaruar nëpërmjet mjeteve të informimit se do të jepë mbështetje të pa reserve për këto dy komuna.

Të gjitha kombinatorikat të nxjerrura nga votimi për Zgjedhjet Lokale në rrethin e pare tregojnë se  Sela dhe Kasami s’do ta kenë ditë historike 29 Tetorin në kuptimin pozitiv si fitues, por megjithatë politika shoqërohet edhe me elemente spontane dhe të pa pritshme, që mund të ndikojnë eventualisht në ndryshimin e votave, por gjithmonë qytetarët janë ata që japin verdiktin përfundimtar se kush do të jetë fitues.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.10.2017, 12:43  | I.XH | 6,985 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.