« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Starton edicioni i 19 -të i Festival Ndërkombëtar Teatror "Skampa 2017"
teat.jpg
Loading...

Festivali ndërkombëtar i Teatrit bashkëkohor "Skampa '17", ka nisur edicionin 19-të që zhvillohet çdo vit gjatë sezonit të vjeshtës në Elbasan.

Ky festival që këtë vit shënon edicionin e 19-të të tij, i cili ka startuar dje dhe do të vijojë deri më datë 27 Tetor, njofton ATSH.

Trembëdhjetë trupa teatrore, gjashtë shqiptare dhe shtatë të huaja, mes te cilave, trupa të ardhura nga Kina, SHBA, Kili, Rusia, Italia, Zvicra, Kosova etj. janë përzgjedhur (mes 67 aplikimeve të ofruara) të ngjiten në skenën e teatrit elbasanas gjatë këtij edicioni.

Nën drejtimin artistik të regjisorit të njohur Adonis Filipi, ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Teatrit Bashkëkohor Shqiptar ATK, në bashkëpunim me Teatrin "Skampa" dhe mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Kulturës.

Profili artistik i festivalit "Skampa" është eksplorimi gjuhës së kultivuar skenike e teatrore, përmes arritjeve bashkëkohore të komunikimit artistik, alternativës dhe eksperimentit skenik e teatror. Çdo edicion ka sloganin e tij brenda këtij profili artistik duke shënuar një sfidë artistike dhe menaxheriale të vazhdimësisë së tij, përmes ballafaqimit të ideve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Edicioni i sivjetshëm vjen nën sloganin "Zgjim", koncepti i të cilit, sipas drejtorit artistik, përveç formave të reja, mbart edhe një frymë poetike: "Një zgjim në fluturimin e hapësirës, një zgjim në monotoninë e heshtjes, një zgjim në vështrimin e koshiencës, një zgjim në lëvizjen e estetikës, një zgjim në shpirtin lakuriq të mbuluar me armaturën e kostumit, një zgjim në maskën e aktorit, një zgjim në sytë e spektatorit, një zgjim në alternativë...".

Nata e parë e "Skampa '17" çelet nga trupa kineze e Shanghai Kunqu Opera. Shfaqja me të cilën përfaqësohet kjo trupë titullohet "Karriget", një nga veprat e njohura të dramaturgut rumun Eugen Ionescu, e cila vjen në skenë nën regjinë e Guang-Jin Ni.

Ndërsa shfaqja e dytë e mbrëmjes së sotme do të jetë poema dramatike "Gjergj Kastriot Skënderbeg", nga trupa e Teatrit Shqiptar të Amerikës, nën regjinë e aktorit dhe regjisorit të mirënjohur nga Maqedonia me banim në SHBA, Xhevat Limani.

Në ditët në vijim do të realizohen 16 performanca të ndryshme, me një shtrirje jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera, si në Tiranë, Gramsh dhe Librazhd.

Synimi kryesor i këtij festivali është qasja ndaj alternativave teatrore, prurjeve bashkëkohore, jo vetëm ndaj skenës së mbyllur, por dhe ndaj mjediseve urbane, turistike, si nevojë e një marrëdhënieje më të prekshme ndërmjet teatrit dhe spektatorit.

Mbi Festivalin "Skampa"

Festivali i parë Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor "Skampa '99" hapi siparin 18 vite më parë në Elbasan, me sloganin "Format e reja", në koherencë me zhvillimet integruese evropiane, si i pari festival ndërkombëtar teatror, që i çeli rrugën edhe festivaleve të tjera në Shqipëri.

Ky eveniment, tashmë ka siguruar një traditë të spikatur, me biografinë dhe vokacionin artistik të tij, duke kontribuar mjaft në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit, me pjesëmarrjen e nje sërë trupash e kompanish në mjaft festivale ndërkombëtare si Itali, Rumani, Rusi, Greqi, Turqi, Belgjikë, etj., si dhe përfshirje në projekte të përbashkëta, work-shope dhe seminare të ndryshme.

Festivali "Skampa" eshte kompeticioni më i madh teatror që zhvillohet në vendin tonë, me pjesëmarrjen e mbi dhjetë trupave në çdo edicion, duke arshivuar mbi 220 shfaqje botërore, mbi 2500 artistë shqiptarë e të huaj dhe mbi 90 000 spektatorë, jo vetem nga rajoni, Europa, por dhe nga Amerika, Argjentina, Kina, Kili, etj.

Nga ana tjetër ai mund të cilësohet edhe si një "Festival Laborator", pasi aty përfshihet edhe organizimi i veprimtarive ku shpalosen metodat bashkëkohore skenike, në fushën e eksplorimit artistik e menaxherial, përmes seminareve dhe work-shopeve me specialistë nga Amerika, Gjermania, Italia, Bullgaria, etj.

Në këtë mënyrë, Festivali është bërë pjesë e trashëgimisë më të re të teatrit shqiptar, ndër më të spikaturit në rajon në shërbim të zhvillimeve bashkëkohore të teatrit, një platformë atraktive e edukimit përmes artit.

Duke u krahasuar me festivalet e tjera te teatrit ne vend, Festivali "Skampa", në çdo edicion, ka pasur numrin më të madh të shfaqjeve, me pjesëmarrjen e rreth dyfishit të trupave teatrore dhe shtrirjen më të gjerë gjeografike të tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.10.2017, 11:59  | L.E. | 814 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.