« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Edi Rama: Ne duam të vërtetën, PD lufton për karrigen
auto_edi-rama-620x413-640x3801498816162_7.jpg

Tiranë, 22 tetor - Kryeministri Edi Rama nuk i ka mirëpritur akuzat dhe deklaratat e liderit demokrat Lulzim Basha dhe i ka kthyer këtij të fundit përgjigje për çdo deklaratë që ka bërë gjatë këtyre ditëve. Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur kreut demokrat me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe jo të nënkuptuar, duke shkruar se ky i fundit duhet t’i lërë mënjanë deklaratat. Madje Rama në ndryshim nga herët e tjera i ka kujtuar Bashës se është në pritje të së vërtetës dhe nuk ka si synim të mbaj karrigen. Ndërkaq kryeministri i ka bërë të qartë Bashës se është në pritje të drejtësisë dhe jo të teatrit si dhe e ka akuzuar Bashën se ky i fundit e do krimin në politikë pavarësisht deklaratave që lëshon. “LB bërtit po mos harro:Unë dua të vërtetën, ti karrigen!

 

Unë dua drejtësi, ti do teatër! Unë dua luftë me krimin ti krimin e do për politikë”, ka shkruar Rama. Këto deklarata dhe sulme kanë ardhur pikërisht pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me arsyen se ky i fundit ka pasur lidhje sipas prokurorisë me bandën kriminale të Habilajve për shkak të lidhjeve të gjakut. Madje, prokuroria edhe pse nuk ka disponuar prova të mjaftueshme është bazuar në sinkrone të dosjes së drejtësisë italianë e cila ka mundësuar arrestimin e këtij grupi kriminal.

 

Si rezultat i kësaj ngjarjeje të ndodhur në Itali, të dyja partitë opozitare i kanë shtuar sulmet e tyre kundrejt kryeministrit duke e cilësuar dhe qeverinë si të inkriminuar dhe se ka lidhje me krimin. Sakaq, kryeministri Rama gjatë këtyre ditëve ka qenë më i tërhequr sa i takon deklaratave dhe rrallë u është kundërpërgjigjur deklaratave të partive opozitare. Madje shpesh ka thënë se do jetë në pritje të drejtësisë. Një gjë të tillë e ka treguar dhe para dy ditësh ku ka shkruar se është në pritje të drejtësisë dhe jo deklaratave pa prova. “Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi. Provat”, ka shkruar Rama para dy ditësh. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2017, 08:58  | Z.H. | 796 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.