« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
PS dhunë ndaj LSI në administratë dhe terren. Vasili-Ramës: Kujdes me telefonatat dhe kërcënimet
22781968_10213287822463360_1508868785_n.jpg

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili akuzon Ramën se e inkriminoi Policinë e Shtetit në 4 vite duke e dorëzuar përballë krimit.

“Në këto 4 vite Rama e mbodhi Shqipërinë me drogë dhe i dha hapësirë krimit. Rama zgjodhi që të përgatiste edhe krimin elektoral të 25 qershorit.

Kjo nuk është policia që duam, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet. Ekzistojnë prova të forta, e mërkura është prova. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij.

Të vendoset në anën e ligjit apo anti-ligjit, të vendoset në anën e parlamentit që të ndihmojë drejtësinë apo do të mbulojë këto të vërteta. Është për atë reformë që u çorr dhe u lodh që tentoi ta kapë.

Nga ana tjetër ka filluar spastrimi në administratë por edhe raprezaljet në terren ndaj drejtuesve të fushatës së LSI në Tiranë dhe në qarqe të vendit. Rasti më i rëndë dhe i dokumentuar është ai i shtetasit Ideal Gjonaj me kallëzim të dorëzuar në prokurori në fillim të këtij muaj për kanosje dhe kërcënime të ndryshme.  Situtata ka filluar në Tropojë ku ai ishte angazhuar për LSI por ka vazhduar edhe në Tiranë pas fushatës.

Por presionet janë dhe në media:

Nesër nis furtuna ndaj zyrtarëve “cuba” të  LSI-së

Të gjthë ata zyrtarë të vendosur nëpër postet drejtuese të drejtorive rajonale për hatër të militantizmit ndaj LSI-së do të largohen nga detyrat, megjithëse deri tani kanë bërë “cubin” duke mos i dorëzuar çelësat e zyrave.

Lajmin e konfirmon gazeta “Sot” e cila në një publikim të ditës së diel, mbështetur në burime të sigurta, raporton se ditët e fundit në disa qarqe të vendit janë zhvilluar mbedhje midis deputetëve të bazës socialiste dhe ministrave. Në fokus të tyre  ka qenë largimi i të gjithë drejtorëve të LSI-së nga administrata. Një veprim ky që do tu hap rrugë emërimeve të reja. Në toplistën e shkarkimeve janë drejtuesit që mbajnë kryesisht poste politike, por nuk përjashtohen as  jo politikët ku të emëruarit nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore të vëndeve të punës që mbajnë.

Ndonëse shkarkimi nga detyra mund të përmbajë kosto financiare për shkak të kalimit të çështjeve në procese gjyqësore, gjë e paralajmëruar, madje e urdhëruar kjo nga selia qendrore e LSI-së, urdhëri i kryeministrit Edi Rama këtë herë është i prerë. Kurse qeveria është e vendosur të paguajë edhe kostot financiare vetëm e vetëm që të lehtësoj administratën nga militantizmi dhe injoranca profesionale e LSI-stëve.

Por duket se situata po precipiton shpejt

Denoncimi/ “I plagosuri në Shëngjin, aktivist i LSI-së. Atentatorët janë nipat e Arben Ndokës”
Një atentat u ngrit sot në Shëngjin ku 2 të rinj mbetën të plagosur. Njëri prej të plagosurve është aktivist i Lëvizjes Socialiste për integrim, bën me dije ish-kryeminsitri Berisha në një postim të publikuar pak minuta më parë në faqen e tij zyrtare në “facebook”.

Në mesazhin e ardhur në adresë të ish-kryeministrit , mesazh dërguesi shkruan se autorët e këtij krimi janë nipërit e ish-deputetit të partisë Socialiste, Arben Ndoka.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2017, 23:13  | T.E. | 629 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.