« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Frano Lufi e Klevis Gjergji sollën Skënderbeun e Don Kishotin në Festivalin Kamerfest
MEDEAS.jpg
Loading...

Nata e katërt e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, “Prishtina International Theater Festival 2017″ (PITF 2017), solli ekipin iranian me shfaqjen “Speak Medea” në AAB Teatrin ‘Faruk Begolli” , shkruan KultPlus. Kjo shfaqje e cila synon njërin nga çmimet e festivalit erdhi nën regji të Mehdi Sheikhvand dhe në lojën e aktorëve: Clara Corona, Darya Nazari, Fatemeh Abrishami Movahed dhe Vida Gharagozlou.

Medea, është personazhi kryesor e cila mbi vete barte historinë e grave të vuajtura, por që nuk i reshtin përpjekjet për të mos u nënshtruar. Brenda skenës, e varur rrinte një kurorë mbretërish e cila i nxirrte në pah idealizimin e ndjenjës për të udhëhequr, e pak më larg saj rrinte i varur një litër i cili shfaqej si ngushëllim i ikjes nga frika e tërbimi.

Historia e personazhit Medea flet fuqishëm për zërin e munguar të grave, e shpresën e shuar për të fluturuar drejt ëndrrave të veta. Rruga e saj mbahet në një litar të hollë, i cili s’i mban gjallë asnjë shpresë. Ajo derisa përshkohet nga ndjenja e nënçmimit që i vjen, e sheh hakmarrjen si të vetmen rrugë ndaj burrit të saj Jason, për të cilën kishte bërë gjithçka gjatë jetës se saj.

Jason kur paraqitet në skenë e sheh vetën si një burrë dhe baba ideal, mirëpo dëshira për pushtet e mban larg këtyre tipareve derisa dhe vetë shfaq frikë për t’i mbrojtur gratë. Medea, e kapluar nga dhimbja e tërbimi dëshmon se asgjë nuk i përket asaj, madje thotë se as gjaku, e as trupi s’është i imi. Në martesë gratë janë pronë e bashkëshortëve të tyre, ato duhet të durojnë dhimbjet e lindjes e kur braktisen nga shtëpia, mbesin pa asgjë, ishin fjalët vajtuese pas të cilave fshehte mllefin.

Përmes fjalimeve të saj ajo kërkon që dhimbjen e saj ta bart në hakmarrje për Jasonin. Pas këtyre fjalëve sundimtari i vendit, Creoni një burrë hijerëndë vjen me urdhëresën për ta larguar nga vendi pasi që ai e ndjenë rrezikun se ajo mund të përdorë zgjuarsinë e saj për t’u hakmarrë ndaj tij, Jasonit dhe vajzës së tij Galuce, dorën e të cilit Jason e kishte kërkuar për martesë. Ndërsa në anën tjetër Medea lutet vetëm edhe për një ditë qëndrimi, për hir të fëmijëve të saj. Mbi të gjitha Medea nuk i rresht përpjekjet për të sjellë hakmarrjen në botën e burrave, në një shoqëri ku gratë mbesin të nënshtruara dhe larg pjesëmarrjes në jetën publike.

Kanë mbetur edhe dy netë për të përfunduar edicioni i parë Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, ndërsa nesër pritet që në skenën e teatrit të vijnë edhe ekipi maqedonas me shfaqjen “Darka e Thërrimeve” nga Maqedonia dhe “Armiku i Popullit” nga Kosova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 16:21  | L.E. | 447 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.